Kukësi këkroi 500 mijë euro dëmshpërblim për Ethemin, humb në gjyqin e FIFA-s

Valon Ethemi dhe Kukësi nuk u ndanë mirë para një viti, pasi verilindorët pretendonin se lojtari ishte nën kontratë edhe për sezonin 2020-2021.

Largimi i Ethemit nuk është mirëpritur aspak mirë nga Kukësi, madje verilindorët nuk e përmbyllën me futbollistin pasi e dërguan në FIFA, teksa Ethemi kaloj te Istanbulspori.

Kukësi hapi gjyq në FIFA ku kërkonte nga lojtari një dëmshpërblim 200-500 mijë euro.

Kukësit nuk i “del inati” me largimin e Ethemit, ja çfarë kanë vendosur të  bëjnë për lojtarin

Dhoma e zgjidhjeve të konflikteve në FIFA ka shqyrtuar gjithë dokumentacionet e paraqitura nga palët, korrespondencën mes lojtarit dhe klubit, si dhe njoftimin që lojtari i ka bërë FSHF-së, ku e lajmëroi më gusht të 2020-ës se nuk do të rinovojë me Kukësin.

“Panorama Sport” ka raportuar se në fund FIFA e ka rrëzuar kërkesën e Kukësit, kështu që Valon Ethemi nuk do të paguajë asgjë për verilindorët.

Kampionati Botëror çdo dy vite, UEFA nuk i hap rrugë projektit të FIFA-s

Profesori i kriminalistikës bën deklaratën shokuese: Lucas Hernandez do të përfundojë në burg