Kukësi ‘çmendet’ për Përparim Islamin

Futbolli i Kosovës vazhdon të nxjerrë futbollistë për kampionat shqiptar. Në vitet e fundit, lojtarët nga Kosova kanë shkëlqyer në Shqipëri. Për këta fakt, kubet përtej kufirit, i kanë lëshuar ‘radarët’ në kërkim të lojtarëve cilësor.

Zyrtarë të skuadrës së Kukësit kanë qenë të mërkurën në Prizren për ta parë nga afër ndeshjen Feronikeli – Hajvalia.

Gazetaolle.com, zbulon se kuksianët janë mahnitur me lojën e treguar nga mbrojtësi i djathtë i Hajvalisë, Përparim Islami. Gjithashtu, mësohet se negociatat mes Kukësin dhe lojtarin në fjalë, tashmë kanë nisur. Kontakti me Islamin të enjten ka qenë i pamundur përkundër disa përpjekjeve të gazetës.

Kujtojmë se Islami në këtë kampionat ka treguar paraqitje shumë të mira në fanellën e Hajvalisë. Ai është 22-vjeçar dhe njihet si lojtar që e lë ‘shpirtin’ në fushë për skuadrën e tij. Islami ka qenë edhe reprezentues i Kosovës U-21 derisa është zhvilluar si futbollist te Prishtina. Ka luajtur edhe për Hysin e Dritën, para se t’i bashkohet Hajvalisë.

is