Kukësi bënë ‘hajgare’ me Elbasanin, humb Skënderbeu

Kukësi ka arritur fitore ndaj Elbasanit në fushën e kësaj të fundit me shifrat 4:0. Xheferson, Pejiq (2) dhe Dushku realizuan për kuksianët në ‘Elbasan Arena’.

Ndërkohë në ndeshjen Laçi – Skënderbeu, laçianët kanë arritur fitore me rezultat 1:0, me golin e Sefgjinajt.

Vllaznia në Shkodër me golin e realizuar nga Shtubina, e mundi Teutën 1:0.

Skënderbeu i prinë renditjes me 60 pikë derisa Kukësi ndodhet e dyta me 58 sosh.