Kukësi bëhet gati për festë, kjo është atmosfera fantastike në stadiumin e ri (VIDEO)

Në Kukës po bëhen gati për festën e madhe të inaugurimit të stadiumit të ri.

“Kukësi Arena” hapet sot për publikun me ndeshjen e parë, atë ndaj Laçit, që do u japë mundësinë kuksianëve të kthehen në shtëpinë e tyre pas 3 viteve shtegtim.

Në klub i kanë dhënë dorën përgatitjeve të fundit dhe tani po bëhen gati për festën dhe ceremoninë që do t’i paraprijë sfidës me Laçin, për ta bërë ditën e sotme sa më të paharrueshme edhe për tifozët të cilët pritet të mbushin shkallaret./ps/

Daja pas barazimit me Ulpianën: Besoj se duhet të ishim më gjakftohtë

Batatina: Me formën momentale që kemi edhe Romën e Mourinhos e kishim deklasuar