Kuka: “Tri copa n’mazë”, dita më e bukur si trajner

“Het-trik” medaljesh do të sjellin në Kosovë skuadra magjike e xhudos, shkruan Gazeta Olle.

Distria Krasniqi e nisi me të artë e më pas suksesit iu bashkangjitën edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova të cilët rrëmbyen medaljet e bronzta në kategoritë respektive.

Të tre këto xhudiste shkëlqyen në Doha, duke lënë pa fjalë edhe komentatorin e IJF i cili në çdo moment lavdëronte Kosovën dhe skuadrën.

Trajneri më i suksesshëm në Kosovë, Driton Kuka e ka cilësuar këtë ditë si ndër më të mirat në karrierën sportive si trajner.

Postimi i Kukës: 

Tri copa n’mazë!

World Judo.Masters !

Ndër ditët më të bukura në jetën time sportive si trener!

Treshja e çmendur ju përshëndet nga Doha!”, ka shkruar Driton Kuka.