Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, iu është gëzuar sot sukseseve të Nora Gjakoves e cila fitoi medaljen e artë dhe Distria Krasniqi të argjendtën, në Grand Slamin e xhudos Baku 2023.
Në llogarinë e tij në Facebook, Kuka ka thënë se Gjakova dhe Krasniqi do të jenë me siguri bartëse në Lojëra Olimpike, shkruan Gazeta OLLE.
Kuka ka vlerësuar ndër të tjerat se me zjarr, ujë e xhudon e Kosovës ska lojë pas sukseseve radhazi të sportit të xhudos në arenën ndërkombëtare.
“Nesër garojnë Laura, Loriana e Akili ju urojmë suksese”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: