Kuka krenar me Distrian dhe Norën

Kanë vazhduar sukseset e xhudistëve kosovare në botë.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Samsun që po zhvillohet në Turqi.

Distria në finale ka mposhtur Ilse Heylen, e cila është edhe medaliste olimpike.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri Driton Kuka, i cili ndjehet shumë krenar me nxënësit e tij.

“Distria fantastike e artë ne Grand Prix Samsun dhe fiton 300 pikë në ranglistën botërore. Pas pak kohe live ceremonia dhe antonimi i himnit shtetëror! Shumë krenar me nxënësit e mi!!!”, shkruan Kuka në Facebook.

Në këtë turne ka marrë pjesë edhe Nora Gjakova, e cila zuri vendin e shtatë pas dy fitoreve dhe dy humbjeve.