Kuka: Kolaps total, ku janë pagesat?

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, në një postim të tij në facebook, reagon ashpër për kolapsin që po ndodhë në sportin e Kosovës.

“Kolaps i sportit në Kosovë,askush s’po e ngrit zërin krejt pagesat janë bllokuar, arsyetimi është që sistemi i pagesave është bllokuar nga Ministria e Financave!! A ka kush që del e sqaron këtë mjegull !? Katastrofë!!!”, shkruajti Kuka.