Kuka: Kampionet olimpike u vaksinuan me AstraZeneca, duhet besuar shkencës

Trajneri i Kosovës në xhudo Driton Kuka u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin edhe vaksinën anti-COVID të AstraZenecas.

Ai ka treguar se ekipi olimpik i xhudos u vaksinua me AstraZeneca dhe se duhet besuar shkencës.

“Para Lojërave Olimpike diku në korrik! Ekipi ynë është vaksinuar me AstraZeneca. Shkencës duhet besuar e jo ndryshe!” – ka shkruar Kuka në Facebook.

Kosova ka në stok afro 150 mijë vaksina të AstraZenecas, ndërsa numri i vaksinave të Pfizerit, për të cilat po përcaktohen qytetarët, janë dukshëm më të vogla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën në konferencë u bëri thirrje qytetarëve që të mos zgjedhin vaksinat. Vet Kurti është vaksinuar me AstraZeneca.

Besart Ibrahimi, apo “Mbreti i golave” largohet nga Shkëndija

Fillon te prishet edhe tribuna tjetër në stadiumin e qytetit në Gjilan