Kuka: Ja pse i thashë ‘po’ Teutës?

Me Prishtinën i shijojë të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës. La mbresa të jashtëzakonshme në edicionet e fundit, ndërkohë që ofertat nuk i munguan.

Së fundmi e pranoi ofertën e Teutës së Durrësit, me të cilën nënshkroi kontratë dy vjeçare.

Fjala është për mbrojtësin Viktor Kuka, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur vetëm për Prishtinën. “Vendosa për Teutën sepse më pëlqeu projekti ambicioz i tyre dhe kushtet e ofruara”, deklaroi Kuka për Gazetaolle.com.

Ai ka premtime edhe për skuadrën bregdetare. “Premtoj se do ta jap maksimumin dhe shpresoj se do t’i arrijmë objektivat e të cila janë, kualifikimi në Evropë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë. Më duhet të pranojë se Kampionatin e Shqipërisë nuk e njoh edhe aq mirë, por kam dëgjuar se është shumë i fortë”, përfundoi lojtari i njohur si ‘Viki’.

Ai është 24-vjeçar ndërkohë që nesër (e enjte) do ta festojë ditëlindjen e 25-të.