Kujtim Shala “gozhdon” Albert Bunjakun

Ish-futbollisti i mirënjohur Kujtim Shala ka thumbuar shumë ashpër në drejtim të Përfaqësueses së Kosovës.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një trajner profesional e jo një si Albert Bunjaku.

Shala i konsideron rezultatet e fundit si të turpshme.

“Turp! Kosova meriton një trajner profesional”, shkruan Shala në profilin e tij në facebook.

Image result for kujtim shala

Shala është prej futbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova, i cili ka luajtur në klubet me renome si në Liri të Prizrenit, Partizan të Beogradit, Prishtinë,  Dinamo të Zagrebit, Stutgarder Kickers, Chemnizer FC, Fortuna Dusseldorf, VfL Leipzig, VfR Mannheim, si dhe ka qenë reprezentues i kombëtares së Kroacisë.

Bunjaku është sulmuar vazhdimisht pas ndeshjes ndaj Turqisë.

Ai renditi edhe humbjen e pestë radhazi, por përkundër këtij fakti s’po mendon të largohet.

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon në shtator ndaj Kroacisë.

albert bunjaku