Kujtim Shala flet për duelin Dinamo Zagreb – Ballkani: Nuk duhet të nënvlerësohet ekipi kosovar

Ballkani luan shanset e fundit për kualifikim në Conference League teksa i duhet të mposhtë me patjetër Dinamo Zagreb në transfertë. Një mision i vështirë për të besuarit e trajnerit Ilir Daja, që megjithatë janë të detyruar të besojnë tek forcat e tyre. Edhe pse për ish-futbollistin e Dinamo Zagreb, Kujtim Shala, Dinamo Zagreb është superiore dhe do ta fitojë këtë ndeshje përballë suharekasit.

“Nuk duhet të nënvlerësohet askush, pra as Ballkani, por unë jam 100 për qind i sigurt që Dinamo do të fitojë në ndeshjen e kthimit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë rezultat tjetër. Besoj në lojtarët tanë dhe në trajnerin Jokiroviq, që sigurisht në mënyrë optimale do ta përgatit ekipin, do ta mposht Ballkanin dhe do të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Konferencës. Dinamo ka ekip më të mirë dhe do të festojë në ‘Maksimirin’ e stërmbushur.

“Dinamo duhet të luaj fuqishëm nga fillimi. Të bëj presing në 15 minutat e parë, ashtu si di ajo, dhe sa më shpejtë të shënoi gol dhe kështu ta vë Ballkanin në vështirësi. Nuk duhet të pritet me durim, por menjëherë të sulmohet, të shënohet gol dhe të merret kontrolli në lojë”.

“Ky është mendimi im. Jokiroviqi është trajner dhe ai vendos, por do të thoja që mendojmë në mënyrë të ngjashme dhe që vërtetë do të kërkojë gol të shpejtë”, u shpreh Shala për gazetën kroate “Sportske Novosti”. Shala në të kaluarën është aktivizuar për dy vite me gjigandët kroat.

City fiton në udhëtim te skuadra më e dobët e Grupit G

Besoni apo jo – Kylian Mbappe nuk arriti të shënojë në portën e zbrazët