Kuc thotë se do ta japin më të mirën ndaj Ludogoretsit

Ballkani së shpejti do të nis ciklin kualifikues në garat evropiane.

Skuadra nga Suhareka do të zhvillojë takimin e parë në kualifikimet e Champions League ndaj Ludogorets, shkruan Gazeta Blic.

Ky takim zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45, atje ku kampioni i Kosovës kërkon rezultat sa më pozitiv.

Kapiteni i kësaj skuadre, Edvin Kuc tha se janë të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por që janë përgatitur për të bërë më të mirën e mundshme.

“Jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje e vështirë, ndaj një skuadre që luan gjithmonë në fazën e grupeve të garave të UEFA-s. Jemi të gatshëm ta mirëpresim atë ndeshje, përgatitjet shkuan mirë. E dimë se nuk do të jetë e lehtë, por do të bëjmë çmos për të bërë një hap tjetër historik përpara. Me fansat tanë besnikë dhe të gjithë njerëzit që e duan dhe mbështesin Ballkanin, ne mund ta realizojmë atë”, tha Kuc.

Xhaka thyen heshtjen dhe tregon arsyen pse u largua nga Arsenali

Zyrtare: Bujar Shabani rikthehet te Dukagjini