Kuc: Drenica një kundërshtar i vështirë, por ne synojmë tre pikë!

Ballkani në xhiron e tetë do të mirëpres njërën nga skuadrat me ecurinë me të mirë në Superligë.

 

Portokallinjët të shtunën (nesër) do të përballen me Drenicën, skuadër kjo që mban kreun e elitës.

Por para kësaj ndeshje tejet të vështirë për të besuarit e Bekim Isufit, Edvin Kuc në një intervistë ka thënë se do të luajnë ndaj një kundërshtari të vështirë, por synimi janë tre pikët.

“Një ndeshje e vështirë na pret me një kundërshtar i cili ka treguar se ka cilësi, gjë që tregohet nga situata aktuale në tabelë. Por ne luajmë në shtëpi, para publikut tonë, do të japim maksimumin për të arritur 3 pikë, dhe të vazhdojmë serinë pozitive”, ka thënë Kuc për GazetaBlic Sport.

Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 13 pikë të grumbulluara dhe është skuadra e vetme pa humbje pavarësisht në të cilën pozitë ndodhet. Ndërsa, Drenica është në vendin e parë me 14 pikë.

Drenica në formë fantastike, Thaçi: Kemi punuar për këto rezultate, objektivat tona janë të qarta

Tatuazhi me fytyrën e politikanit serb krijon polemika, UEFA paralajmëron futbollistin