Kualifikimi i Skënderbeut në Ligën e Evropës sjell risi teknologjike në Shqipëri

Kalimi i Skënderbeut në fazën në grupe të Ligës së Evropës do të ndihmojë futbollin shqiptar edhe në aspektin e instalimit të teknologjive moderne që po ndihmojnë aktualisht këtë sport.

Klubi korçar ka bërë të ditur se në ndeshjet e fazës në grupe, UEFA do të përdorë teknologjinë e vijës së portës, ndaj në stadiumin “Elbasan Arena”, ku korçarët do të presin rivalët e tyre, do të instalohen pajisjet përkatëse.

Kualifikimi i Skënderbeut në grupet e Europa League sjell ‘Goal Line Technology’ në ‘Elbasan Arena’.

Risia e UEFA-s do te instalohet për herë të parë në Shqipëri në ‘Elbasan Arena’. Kusht i domosdoshëm i miratuar sezonin e kaluar që çdo stadium duhet ta ketë të instaluar.

Brenda javës së ardhshme, drejtues të klubit, të asistuar edhe nga përfaqësues të FSHF-së do të presin të dërguarit e UEFA-s për të bërë inspektimin dhe javën e parë të Shtatorit do nisë instalimi.