Ku mund të shkojë Ancelotti?

Carlo Ancelotti spekulohet se mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridit në rast se humb nga Barcelona në ‘El Clasico’ më 22 mars.

Por, menjëherë kanë filluar të qarkullojnë njoftime se ku mund të jetë destinacioni i tij i ri. Sipas mediave italiane, strategu i ‘Los Blancos’ ka dy opsione konkrete për stinorin e ardhshëm.

Ai është objektiv i dy gjigantëve nga Manchesteri, City dhe United. City është në kërkim të një pasardhësi të Manuel Pellegrinit.

Kurse, United është i pakënaqur me rezultatet e ekipit nën drejtimin e Louis van Gaal, dhe Ancelotti do të ishte një zëvendësues i mirë për holandezin.