Ku mund të luajë Mark Milicaj, sipas Federatës?

Besa dhe Istogu nuk kanë arritur të merren vesh për Mark Milicajn, të paktën deri sot.

Adem Qollakaj, zyrtar për regjistrimin e lojtarëve në Federatën e Futbollit të Kosovës, ka konfirmuar sot për Gazetën Olle, se nëse klubet nuk merren vesh deri në ora 24:00, kur mbyllet afati kalimtar i dimrit, Milicaj nuk ka të drejtë të luajë për Besën e Pejës.

Sipas tij, sulmuesi nga Klina ka të drejtë të luajë vetëm për klubin amë, në këtë rast, Istogun.

Këta të fundit po kërkojnë 5 mijë euro dëmshpërblim për t’ia dhënë fletëlëshimin lojtarit. (Gazeta Olle)