Ku mbeti Isuf Llumnica?

Emri i Isuf Llumnicës me gjasë nuk do të shkruhet në protokolet e ndeshjeve të futbollit kosovar në stinorin pranveror.

Mesfushori teknik ishte afër që ta vazhdonte karrierën te Trepça ’89, por lëndimi ia mohoi një gjë të tillë.

“Isha i gatshëm të kthehem në fushe dhe e falënderojë Trepçën ’89 për ftesën e bërë. Unë më herët kisha një dhimbje në gju dhe mjekët më rekomanduan që mos të hyjë në operim pasi bëhet fjalë për miniskus dhe vetëm me fitnes, mund të kalojë pasi nuk është lëndim i rëndë. Ashtu veprova, stërvitesha në fitnes dhe vërtet ndihesha mirë. Por, vetëm dy ditë pa nisur stërvitjet ’89-shin, u lëndova në futboll të vogël kështu që mbeta në udhëkryq. Të operohem ishte vonë kështu që vendosa të rri edhe këta tre muaj. Edhe ashtu me pagesat që po bëhen këtu, nuk po ia vlen të rrezikohet. Nëse përmirësohet diçka, ndoshta do të kthehem, tash për tash jo”, ka thënë Isuf Llumnica për Gazetën ‘Olle’. Përpos disa ekipeve në Kosovë, ‘Cufa’ ka bërë karrierë edhe në Zvicër.