Ku mbetën afrikanët dhe aziatikët?

Edhe pse klubet i kishin lajmëruar në FFK me dhjetëra lojtarë të huaj, në xhiron e parë në pranverë asnjë nuk u paraqit në fushë.

Trepça që ka edhe numrin më të madh të tyre të paraqitur në FFK, në xhiron e parë ka pësuar humbje pasi as koreanët por as afrikanët nuk ishin në fushë.

Sipas Avni Haxhiut, lojtarët nga Koreja ende janë në pritje të dokumentacionit që të futen në fushë.

“Katër futbollistët nga Koreja janë në pritje të dokumenteve nga shteti i tyre”, thuhet në deklaratën e tij.

Edhe Trepça ’89 kishte paralajmëruar katër nigerian, që do t’i vinin në prova, por ende nuk është parë asnjëri nga ta.

Po ashtu, edhe Besa e Pejës ishte shprehur e gatshme që të marr lojtarë nga Afrika, por në xhiron e parë luajti vetëm më lojtarë vendor.

Pritet të shihet në ndeshjet e ardhshme se a do të ketë aromë ndërkombtare në fushar tona. (Lavdim Pireva)