Klubi nga Mitrovica, Trepça ’89 është kthyer sot në Kosovë, pas qëndrimit disa ditor në Ulqin të Malit të Zi, ku skuadra e kreu një nga fat përgatitore.
Futbollisti i talentuar i kësaj skuadre, Drilon Musaj vlerëson se ekipi i trajnerit Fahredin Duraku, është përgatitur në mënyrën e duhur para nisjes së kampionatit. “Në Ulqin kemi kaluar shumë mirë, dhe jemi përgatitur shumë mirë. E kemi një ekip dhe një shoqëri të mirë dhe gjithashtu edhe një trajner shumë të mirë”, ka theksuar Drilon Musaj për Gazetën ‘Olle’.
’89 në Ulqin i zhvilloi edhe katër ndeshje miqësore. Kjo skuadër në këtë edicion pretendon që të kurorëzohet me titullin e kampionit.