Kthehet për Kosovën

Pranimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në FIBA, ka gëzuar tej mase gjithë basketbolldashësist e në veçanti basketbollistët. Edhe ish-lojtari i Pejës, Samir Shaptahoviq, i është gëzuar këtij lajmi jashtëzakonisht shumë.

Në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, Shaptahoviq tha se është në gjendje për të luajtur për Përfaqësuesën e Kosovës edhe për dy vite.

“Pasi kam dëgjuar që jemi pranuar me të drejta të plota ishte një gëzim i papërshkrueshëm. Jam i gatshëm të luaj për Kosovën. Kam luajtur për 13 vite në Kosovë, dhe edhe për dy vite të tjera jam në gjendje të i fali Kosovës, pas pranimit në FIBA”, u shpreh fillimisht Shaptahoviq.

Ndryshe Shaptahoviq ka edhe një mesazh për basketbollisët kosovar. “Ju bëjë thirrje të gjithë basketbollistëve që të formojnë një ekip të mirë që të paraqitemi sa më fort në arenën ndërkombëtare”, u shpreh në fund Shaptahoviq për ‘Gazetën Olle’.