Kthehet pas 7 muajve për paraqitjen e 100-të në Bundesligë

Rikthehet Mërgim Mavraj. Kosovari është inkuadruar në minutat e fundit të ndeshjes së Kolnit ndaj Borussia Dortmundit, që u fitua nga skuadra e istogasit 2:1.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë iu rikthye fushave të blerta kështu pas plot shtatë muajsh, por gjithsesi që i nevojitet akoma kohë për të kapur formën e tij maksimale.

Njëkohësisht kjo ishte paraqitja jubilare numër 100 e Mavrajt në Bundesligë, gjë të cilën e tregoi me një foto të postuar në rrjetin social Facebook. /Olle

10398407_340817572755510_7021863928066779159_n