Kthehet në skenë tifo grupi i njohur kosovar

‘Armata Kuq e Zi’ njihej si tifozëri e Flamurtarit, që në vitet e para të pasluftës ishte shumë organizuar.

Forma e mirë e Flamurtarit ka bërë që qytetarët rreth lagjeve të organizohen dhe të kërkojnë kthimin e tifo grupit.

Ata këtë e kanë lajmëruar me një postim në faqen e klubit në facebook.

Fillojë organizimi i Armates Kuq E Zi

Ka filluar organizimi dhe mbledhja e tifozave të klubit tonë Armata Kuq E Zi.

Me ndihmen e kryetarit tonë Imer Ademi të cilin e faleminderojmë, dhe falë tij ka filluar organizimi i tifozave ku na mbështeti me financë.

Gjithashtu të shtunën para ndeshjes kundër KF Ramiz Sadiku do të shpërndahen maicat e reja për tifozët.

I ftojmë të gjithë simpatizantët e skuadrës sonë të mblidhemi përsëri si dikur dhe të jemi të gatshëm ta bëjmë më të mirën për Flamurtarit pasi që klubi jonë i zemres ka nevojë më shumë se kurrë. Jemi afër Superliges, jemi afër qëllimit qe kishim per synim në 2 vitet e fundit.

Për mbledhjen e tifozëve të shtunën do të ju informojmë me kohë.

Të gjithë të shtunën në stadium, të ushtoj tribina nga ujqit e vjetër të tribunave.

ARMATA po KTHEHET

FLAMURTARIN pe pret SUPER LIGA