Kthehet Nadal

Pas plot 9 muajsh mungesë Rafael Nadal ja del të fitojë sërish një titull në turnetë Atp. 28-vjecari spanjoll triumfoi për herë të parë në karrierë në dheun e kuq të Buenos Aires-it pasi arriti të mposhte në finale tensitin vendas Juan Monaco. 2:0 me sete në favor të Nadal ishte rezultati i sfidës me tenistin iberik që fitoi kështu trofeun e tij të parë për vitin 2015 dhe këtë e bëri në turneun 250 pikësh që zhvillohet në kryeqytetin e Argjentinës ku Nadal pjesëmarrjen e fundit e regjistronte në vitin e largët 2004. Monaco edhe pse kishte mbështetjen e publikut vendas nuk rezistoi dot përballë 28-vjecarit nga Majorka me Nadal që në 1 orë 28 minuta lojë mbylli llogaritë me kundërshtarin e tij duke e fituar gjithë ndeshjen 2-0 me sete me shifrat 6-4 6-1. I lumtur për këtë sukses të tijin u shfaq përpara mediave në përfundim të sfidës Nadal teksa theksoi.

” Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mua. Ta nisja vitin me një ndeshje shumë pozitive ishte një lajm i madh  por këtu në Buenos Aires përballë Juan Monacos zhvillova paraqitjen time më të mirë gjatë vitit 2015. Tashmë ndihem shumë më i relaksuar. Kam shumë besim në vetevete edhe për vetë faktin se në Argjentinë pata një javë shumë pozitive. Tanimë do të kem 7 ditë kohë për tu përgatitur në mënyrën më të mirë për turneun e Indian Ëells”.

Karriera e Rafael Nadal në tensin profesionist deri tani ka qenë me të vërtetë fantastike. Me triumfin në Buenos Aires ai shtoi në palmaresin e tij një tjetër trofe që i mungonte por mbi të gjitha arriti kuotën e 65 turneve të fituar në karrierë. Shifra këto që flasin qartë për madhështinë e Nadal dhe për atë që ai ka bërë në sportin e tenisit.

“Sigurisht që 65 tituj të fituar janë shumë, në vetëm një dekadë unë kam arritur atë që nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Trofetë e fituar janë të rëndësishëm edhe për vetë faktin se emri yt shënohet në librat e historisë ndërkohë që kur tërhiqesh nga sporti pikërisht titujt e fituar të shoqërojnë gjithmonë”.