Kryeziu zbulon rivalin e Dritës për titull në sezonin e ri

Njëri nga klubet që ka bërë më së shumti ndryshime këtë sezon është padyshim Drita, e cila deri tani ka transferuar 8 lojtarë.

Almir Kryeziu, i cili u zyrtarizua si “Intelektualë” më 10 korrik, në një bisedë me Gazetasheshi.com ka thënë se pret të jap më të mirën nga vetja për stinorin e ri.

“Pritshmëritë për sezonin e ri janë që të jap më të mirën nga vetja dhe t’i ndihmoj klubit në objektivat e saj”, ka thënë ai.

I pyetur për atmosferën në skuadër, Kryeziu ka thënë se stërvitjet po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe janë gati për sezonin e ri.

“Rivalin më të vështirë sa i përket sezonit të ri e shohim skuadrën nga kryeqyteti Prishtina”, është shprehur në fund anësori i “Intelektualëve”.

Drita ndeshjen e parë në Superligë do ta luajë ndaj Feronikelit më 22 gusht.

UEFA konfirmon vendosjen e VAR-it në ndeshjet kualifikuese, Kosova do ta përdorë atë në dy takimet e shtatorit

Prishtina – Bodo/Glimt, formacionet zyrtare: Zekirija Ramadani me ndryshime