Kryeziu: Dinamo ekip shumë i madh, e kemi merituar fitoren

Sulmuesi anësor, Almir Kryeziu, shënoi golin e parë të Ballkanit në fitoren ndaj Dinamo Zagrebit me rezultat 2-0, në ndeshjen e dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës.

Ai pas ndeshjes tha se Ballkani ka fituar një ndeshje shumë të fortë, por është arritur falë trajnerit, stafit dhe bashkëlojtarëve.

“Mendoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë, duke e ditur që Dinamo është ekip shumë i madh. E kemi analizuar mirë ndeshjen. Kemi dhënë 100% nga vetja dhe e kemi merituar fitoren”.

“Besoj që të gjithë kanë merita, i gjithë stafi me në krye trajnerin Ilir Daja. Po ashtu edhe ne lojtarët po e bëjmë punën shumë mirë. Po e respektojmë veten, e pastaj edhe kundërshtarin. Aty ishte çelësi i suksesit”.

“Padyshim se ky është momenti më i suksesshëm deri tani në karrierë. Duke e ditur që bëmë ndeshje të madhe sot, fituam ndaj Dinamos së Zagrebit, rriten edhe ambiciet për ta kaluar grupin”, ka thënë Kryeziu.

Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb, notat e lojtarëve: Zyba më i miri në fushë

Thaqi: E mposhtëm favoritin, pse mos ta kalojmë grupin