Kryevepra e Gashit: Goli për ata që më besojnë

Egzon Gashi e ka shënuar një super-gol në ndeshjen kundër Kosovës së Vushtrrisë, që Feronikeli e fitoi 3:1 për të vazhduar luftën drejt titullit kampion.

“Jam shumë i lumtur për këtë gol. Ua dedikoj atyre që po më përkrahin dhe që po besojnë në aftësitë e mia. I kemi edhe katër finale të mbetura dhe besoj që do ta fitojmë titullin kampion”, deklaroi Gashi.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni perlën e sulmuesit pejan, nga ‘këndi i vdekur’.