Kryevepra e Gashit, goli i javës në Zvicër

Goli i sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashit, në fitoren e Baselit kundër Araut 6:0, është zgjedhur goli i javës në Zvicër.

Realizimi nga 35 metra distancë u vlerësua si më i miri i fundjavës zvicerane, duke marrë kështu 67.2% të votave.

Sulmuesi kosovar vazhdon shkëlqimin në Zvicër duke prirë në listën e golashënuesve më të mirë të Superligës, me 20 gola deri më tani. /Gazeta Olle