Një intervistë ekskluzive për Telegrafi Sport, kryetari i Komunës, Alban Hyseni nuk mund të kalonte pa një përgjigje se çfarë pritet të ndodh në vitin 2022 me stadiumin e qytetit në Gjilan.
” Në stadiumin e qytetit na pret një punë kolosale dhe e jashtëzakonshme,e mira e të mirës është se sa i përket financave nuk e kemi asnjë problem, pra prej kontakteve me ministrin kamë kuptuar që vetëm sjellia e faturave dhe kryerja e punimeve do të mbetët.
Pagesa për stadiumin e qytetit mund të bëhet edhe brenda vitit 2022, duhet vetëm të bëhen punët dhe nëse përfundojnë të gjitha punët, stadiumi mund të paguhet për pesë ose gjashtë muajt e ardhshëm ” shtoi Alban Hyseni.
Sipas të parit në Komunën e Gjilanit problemi është tek firma që ka fituar projektin e stadiumit, e që sipas disa informatave në projektin e parë kanë harruar të projektohet dalja emergjente për Autoambulancën dhe Zjarrëfikësit.
Komuna e Gjilanit do të rishikon kontratën dhe punimet në stadium dhe nëse nuk do të punohet me ritmin që kërkohet nga Ministria dhe Komuna e Gjilanit, do të detyrohen të shkëpusin kontratën me kompaninë që ka fituar të drejtën e renovimit të stadiumit në Gjilani.
/GazetaOlle/