Kryetari i Phoenixit, Muhedin Ferati u lidh direkt në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Ekipi i tij mbeti i fundit në tabelë, megjithatë ende nuk dihet se a do të bien nga Liga e Parë apo jo.
“Sa i përket tabelës dhe zhvillimit të kampionatit ne kemi rënë nga liga. Rregulloret e federatës i kanë disa amulli që as ne nuk e dimë se a do të jemi në Ligën e Parë, apo do të bien në Ligën e Dytë. Kemi mbet në mjegull, në huti të gjithë. Do të presim”, tha Ferati.