Kryetari i Lirisë: Fitore në Gjilan, më pas premitë

Futbollistët e Lirisë, kanë mbajtur të shtunën seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Gjilanin. Pas stërvitjes një takim me futbollistët ka pasur kryetari i klubit dhe një pjesë e bordit. Ata kanë kërkuar që në këtë ndeshje të ketë përqendrim maksimal.

“Kërkojmë nga ju të jepni maksimumin në ndeshjen e së  dielës në Gjilan. Ndeshja është e një rëndësie të madhe, andaj duhet që të gjithë bashkë të jemi në nivelin e kërkuar të detyrës”, ka thënë Mirsad Çollaku, në takimin që pati të shtunën me futbollistët. Ai po ashtu atyre iu ka premtuar premi shtesë  për këtë sfidë.

Pas këtij takimi, Bordi ka ndarë pagën e muajit tetor të vitit të kaluar, si pjesë e borxhit nga ish drejtuesit e klubit.