Sot kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me stafin e tij e pritën kryetarin FC Ferizaj, Lulzim Abazi me stafin e zyres ligjore te klubit.
U diskutua rreth problemeve që po paraqiten në aspektin e ligjeshmeris të kontratave në mes te klubeve dhe futbollistëve, ku Ferizaj kërkuan qe të kenë më shumë mbështetje nga zyra ligjore e FFK-së.
“Presidenti i FFK-së, z.Agim Ademi u zotua që do të na ndihmojë në kërkesat tona, dhe ne si klub e falenderojmë z.Ademi për gatishmërinë e tij për të na përkrahur ne kerkesat tona”, thuhet në njoftimin nga FC Ferizaj.
/Gazeta Olle/