Kryetari i federatës rregullon biçikleta

Avni Nuha është kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe që ka plane të mëdha për zhvillimin e masivizimin e çiklizmit në Kosovë. Ai është merakli i madh i biçikletave sa shumicën e kohës ia kushton dhe nuk përton aspak që të shkrijë tërë mundin për to.

 

Ai ka edhe dyqanin e vet, ku shihet edhe në foto duke rregulluar biçikletat. Ai biçikletën e ka si ushqim të dytë dhe pa të fare nuk mundet. Gëzimi më i madh për të ka qenë kur Federata e Çiklizmi e Kosovës u pranua në Federatën e Çiklizmit Ndërkombëtar (UCI).