Kryetari i Dardanëve lavdëron FFK-në dhe kryetarin Agim Ademi pas ndihmës ndaj klubeve

Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë ndarë disa mjete vetanake si ndihmë për klubet, gjyqtarët dhe delegatët e futbollit kosovar.

Ndaj këtyre mjeteve financiare, kanë reaguar shumë klube të cilat kanë falënderuar FFK-në dhe kryetarin Ademi, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, gjatë ditës së sotme edhe kryetari i Dardanëve, Lulëzim Berisha me anë të një postimi e ka quajtur gjestë të jashtëzakonshëm ndihmën e FFK-së ndaj klubeve.

Ky është postimi i plotë i Kryetarit të “Dardanëve”

Gjest i jashtëzakonshëm nga FFK në krye me Agim Ademin.
Në këtë kohe pandemie kur e gjithë bota po përballet me këtë sfidë, FFK ka organizuar një pako ndihmëse ku do ndihmojë: klubet e superligës, klubet e ligës së parë, klubet e ligës së dytë, klubet e ligës së tretë, liga e femrave, liga e femrave u16, klubet e futsallit, gjyqtarët e delegatët, do përfitojnë nga një pako.

FFK me mundësitë e saj qëndroi pranë komunitetit të futbollit edhe këtë herë.