Kryesia e Vëllaznimit iu kundërpërgjigjet kështu lojtarëve që i bojkotuan

Me titullin “Turpi që nuk do ta lanë as Drini, as Ereniku”, ka lëshuar një komunikatë për shtyp kryesia e KF Vëllaznimit.

Në komunikatën dërguar GazetaOlle.com, shkruan se lojtarët seniorë që bojkotuan klubin, kanë hyrë në histori të Vëllaznimit, si veprimin më të turpshëm të bërë deri më tani.

Ata dyshojnë se këtu ka gisht edhe politika.

Madje, në komunikatë thuhet se me ndërmjetësimin e tifozëve, kryesia pranoi që të mos jetë fare në stadium, vetëm që ata të luajnë, ultimatum ky që ishte dhënë ditë më parë nga Genc Hoxha përmes Gazetës Olle, shkaku i borxhit dhe mos interesimit të kryesisë për skuadrën.

Për shkak të kësaj deklarate, kryesia shkarkoi Genc Hoxhën.

 

Ja komunikata e plotë e Vëllaznimit:

                                                REAGIM

       TURPI QË NUK DO TA LANË AS DRINI AS ERENIKU

 

K.F.”Vëllaznimi” është një ndër klubet me traditën më të gjatë ën futbollin e Kosovës. I themeluar në vitin 1927, ky klub, sivjet shënon 88 vjetorin e themelimit. Dhe, për këto 88 vite, ky klub kurrë nuk e ka përjetuar aët që e përjetoi të mërkurën më 27 Maj 2015. Kjo ditë do të hyn në histori si dita më e turpshme e këtij klubi, në regji të një grupi njerëzish (trajnerë e lojtarë), ët cilët, siç u pa shumë sheshazi kësaj here, nuk e duan dhe as që e kanë dashur ndonjë herë këtë klub.

Në një ndeshje ku epilogu ishte shumë i rëndësishëm për Klubin tonë, atë me Trepça’89, Vëllaznimi u detyrua të luaj me futbollistë juniorë, sepse ata që e kishin detyrë morale, njerëzore dhe profesionale për të luajtur, “yjet” e quajtura seniorë, nuk pranuan të luajnë! Kjo nuk i ka ndodhur kurrë këtij klubi, pro dyshojmë se i ka ndodhur edhe ndonjë klubi tjetër në Kosovë. Prandaj, veprimi i “yjeve” seniorë të këtij klubi paraqet nëj turp të cilin nuk do ta lanë as Drini as Ereniku. Emrat e atyre që sot vepruan kështu, do të “skalitën” me shkronjat e turpit në historikun e Klubit.

Pavarësisht se Kryesia e Klubit ishte plotësisht e bindur që kërkesa e turpshme e trajnerëve dhe lojtarëve, që anëtarët e Kryesisë të mos jenë prezent në ndeshjen në fjalë, ishte e pashembullt dhe tejet ofenduese, vetëm e vetëm që të jemi në shërbim të klubit, pak orë para ndeshjes, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të grupit të tifozëve “Kuqezinjët e Jakovës” e pranuam edhe nëj gjë të tillë. Mirpëo, ja që as kjo nuk u mjaftoi “yjeve” seniorë që të dalin ën fushë. Kjo është dëshmia më e mirë se prapa këtyre kërkesave absurde fshihet diçka shumë më e madhe dhe shumë ëm serioze se mllefi kinse për borxhin e papaguar, pasi ai borxh përfshinë vetëm pagesat për një muaj – Prill 2015.

Ky veprim i “yjeve” seniorë dhe trajnerëve të tyre, mund të ketë edhe prapavi tjetër, politike. pasi dihet se Klubi është klub publik të cilin e ka themeluar dhe e financon Komuna. Veprimet kundër klubit mund të kuptohen edhe si veprime kundër Komunës dhe strukturave udhëheqëse të saj. Se kush ka ndikuar tek bojkotuesit që të veprojnë kështu, ne nuk e dimë, por ata vetë e dinë më së miri dhe e kanë borxh tua shpjegojnë  qytetarëve të Gjakovës dhe tifozëve besnik të Klubit, të cilët,e dhe në këtë situatë të pashënuar ndonjë herë më parë, ishin kraj klubit dhe i përkrahën njomakët që iu kundërvënë me nder njërit prej klubeve më cilësore dhe më me nam në futbollin e Kosovës Trepça’89.

Na vjen shumë keq që disa prej lojtarëve të senIorëve, që, sido që të jetë, perspektivën e kanë në Vëllaznim, kanë rënë viktima të kërcënimeve dhe shantazheve të papara që i kanë bërë “prijësit” e këtij veprimi të turpshëm. Aq më parë kur shumica e atyre që i kanë pri kësaj valle (lojtarë e trajner), qysh më herët janë deklarua se tashmë kanë gjetur angazhime të reja në klubet e tjera. Se sa kemi të drejtë do të dëshmon shumë shpejt koha. Është shuëm e qartë se ata as që kanë menduar për të tjerët që karrierën do të duhet ta vazhdojnë në Vëllaznim, por kanë shikuar vetëm interesat e veta, duke rrezikuar interesat e atyre që i konsiderojnë “shok”!

Me të drejtë pyesim se si e kanë ndie veten “yjet” seniorë të cilët e kishin marrë guximin q ëtë jenë në tribuna, duke i përcjellë djemtë e ri të klubit të tyre, duke u ballafaquar me kundërshtar të pabarabartë, shumë më të përgatitur dhe shumë me më përvojë? A kanë ndie dhimbshuri, së paku për një moment për ata që e kanë pasur të veshur fanelën që edhe ata e bartin? Apo shprehja dhimbshuri është e panjohur për ata?

 

Me respekt,

Kryesia e K.F.”VËLLAZNIMI”

GJAKOVË