Kryesia e Vëllaznimi: Nuk i kemi borxh askujt

Vëllaznimi i Gjakovës në këtë edicion e humbi statusin e skuadrës elitare. Disa nga futbollistët e kësaj skuadre si: Robert Gjeraj, Altik Muhaxhiri, Alban Dylazeka, Nikollë Dushi, Mevlan Zeka, Yll Myrtaj dhe Luigj Buqaj, klubi i ka lënë të lë lirë.

Disa nga këta futbollistë, shpesh janë ankuar në medie se kryesia e klubit gjakovar u ka mbetur borxh.

Ndryshe, kryesia e tanishme e Vëllaznimit, ka reaguar nëpërmjet Gazetaolle.com, duke thënë se asnjë lojtari nuk i ka mbetur borxh. “Kryesia e klubit nuk i ka asnjë lojtari borxh. Përderisa lojtarët kanë patur kontrata me klubin, aty hyjnë edhe premiat dhe dënimet. Drita ka arritur që të na arkëtojë pikë, gjithashtu edhe Trepça e dorëzuar për mbetje në ligë, pas 14-xhirove, shto këtu edhe ndeshjen e barazhit ku dihet se e humbëm. Duke e patur parasysh se lojtarët i kanë humbur ndeshjet kryesore për mbetje në ligë, do të thotë se ata janë dënuar. Prandaj, ne nuk ndjejmë përgjegjësi ndaj asnjë futbollisti. Ne i kemi liruar tata lojtarë pasi që jemi të interesuar që ta bëjmë një ekip me futbollistë të rinj. Kryesia vendos për klubin. T’i harrojmë gjërat që kanë ndodhur, për hir të qytetit të Gjakovës dhe të punojmë që ta rikthejmë klubin aty ku e ka vendin, në Superligë”, thuhet ndër të tjera në një reagim të kryesisë së klubit, të dërguar në gazetën tonë.