Kryesia e Llapit nuk e paguan njeriun që kontribuoi 7 vjet!

Kryesia e Llapit nuk i doli në fjalë njeriut që iu shërbeu për shtatë vite.

Mërgim Muçolli është djaloshi ri nga Podujeva që ka vendosur të ndërpresë aktivitetin e tij në Klubin Futbollistik “Llapi” për shkak të kushteve financiare.

“Saktësisht në vitin 2010 jam afruar në klubin e Llapit duke punuar pa pushim. Në syrin tim kanë qenë vetëm futbollistët e Llapit, por tani siç duket ka ardhur koha që të ndahem nga ta. Po largohem jo me vetë dëshirë, pasi rrethanat e krijuara ndër vite kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë që unë të marrë këtë vendim. Pas shumë premtimeve për të hyrë në listën e pagave unë mbeta vetëm si vullnetarë, ndaj këtu pushoj aktivitetin tim në Klubin Futbollistik Llapi”, deklaroi Muçolli për Olle.

Fotografia e Mergim MuçolliNë shi, në lloç e në borë. Muçolli ishte aty me aparat në dorë. Syrit të tij nuk i ka shpëtuar asgjë, madje ai tregon raste interesante që i kanë ndodhur gjatë këtyre viteve shërbim për Klubin Futbollistik Llapi.

“Kam fotografuar fillimisht me aparat digjital. Ka patur raste që lojtarët më kanë huazuar aparatin fotografik, pasi edhe ata e kishin të nevojshëm të kishin imazhet e lojës. Falenderoj gjithë lojtarët që ishin dhe që janë pjesë e Llapit, pasi janë sjellur tejet korrekt me mua gjatë gjithë kohës dhe shpesh herë më kanë shpërblyer. Kam sjellur shumë fotograf dhe bashkëpunëtorë tek Llapi vetëm e vetëm të krijojmë një standard të ri informimi, por siç duket këtë nuk arritën të kuptonin zyrtarët e klubit që përpos premtimeve dhe aty këtu ndonjë bakshishi nuk më kanë ofruar asgjë tjetër.”, potencoi ndër të tjerash Muçolli.