Kryesia e Anderlechtit i jep përkrahjen e plotë Besnik Hasit

Kryesia e Anderlechtit i ka dalë në mbrojtje trajneri të saj, Besnik Hasi.

Trajneri nga Gjakova po kritikohet për rezultatet në kampionatin belg. Madje, pas barazimit 1:1 në fushën e vetë me Oostenden, tifozët brohoritën “Hasi ikë!”.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i klubit, të cilët e kanë pranuar mesazhin e tifozëve.

“Nuk është moment pozitiv kur tifozët dalin kundër trajnerit. Por, në rastin e Anderlechtit, ne mbetemi të bashkuar. Ne do ta mbrojmë Besnik Hasin”, ka deklaruar menaxheri sportiv i Anderlechtit, Herman Van Holsbeeck për ‘7sur7.be’ përcjell GazetaOlle.com.

Pas 18 javësh, Anderlechti renditet në vendin e katërt me gjashtë pikë më pak se lideri Gent, por me një ndeshje më pak të luajtur. Në Europa Ligë ata janë kualifikuar në 1/16 e finales, ku përballë do të kenë grekët e Olympiakosit. /Olle/