Kryesia e “Gjimmave” u takua me kryetarin e komunës

 Për shkak të gjendjes jo të mirë në klub, sidomos pas largimit të donatorit kryesor, ‘Trofta’, tifozët e klubit të Isgotut, ‘Gjimmat’ sot patën një takim me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Arsyeja e takimit ishte pikërisht klubi.

“Ne si qytetarë të Istogut, si tifozë istogas, kërkuam nga kryetari z.Haki Rugova sqarime rreth klubit tonë. Kryetari na premtoi se klubi do të vazhdojë të bën gara në Superligën e Kosovës, me pretendime serioze. Kryetari potencoi se mbledhja e kryesisë së klubit do të mbahet brenda dy ditëve, ku do të caktohet kryesia e re e klubit. Në mbledhje do të jenë prezentë kryesia e vjetër e klubit, kryesia e tanishme e klubit, krerët e komunës si dhe përfaqësuesit e Gjimmave”, thuhet në njoftimin e tifozëve të Istogut.

“Sipas kryetarit klubi i Istogut shumë shpejt do të gjejë donatorë të rinj, të cilët kanë synime dhe ambicie të mëdha që K.F. Istogu të jetë klub serioz në Superligë me pretendime të mëdha. z.Haki Rugova për fund tha se në mbledhjen e radhës do të definohen të gjitha gjërat në lidhje me klubin”, thuhet më tej në njoftim.

Istogu garon në Superligën e Kosovës. (Gazeta Olle)