Kryesia e Feronikelit: Përsëri për titull, 80% rinovojnë kontratat

Presidenti  i klubit të Feronikelit, Ekrem Elshani mbrëm ka mbledhur bordin e klubit në një takim që ka zgjatur disa orë.

Fillimisht bordi ka analizuar në tërësi Kampionatin 2014/2015, me çka të gjithë antarët e bordit u ndanë të kënaqur më ecurinë dhe sukseset e klubit.

Bordi u dakordua që në sezonin vijues 2015/2016 të hynë më objektiva të qarta dhe shumë serioze që klubi të mbetet në këtë nivel që ka arritur.

“Gjithashtu bordi ka vendos që skuadrën ta ruaj mbi 80 përqind nga sezona e kaluar, dhe shumë shpejt pritet që të filloj renovimin e kontratave me shtabin teknik dhe lojtarët. Gjthësesi pritet edhe një merkato shumë e fortë”, thuhet në njoftimin e klubit.