Kryesia e Drenicës takon Tahir Lushtakun, kjo ishte arsya

Kryesia e Drenicës ka falënderuar tashmë ish-trajnerin e tyre, Tahir Lushtaku.

Ky i fundit, ka dhënë dorëheqje pak mirë më parë nga posti i trajnerit në ekip, përcjellë Gazeta Olle.

Gjithashtu, Drenica njofton se tashmë janë në kërkim të zëvendësimit të Lushtakut në këtë post.

Më poshtë postimi i Drenicës:

Kryesia falënderon trajnerin Lushtaku!

Sot, një pjesë e kryesisë e klubit në krye më kryetarën Mihane Kodra – Bekteshi, kanë takuar ish-trajnerin, Tahir Lushtaku.

Kryesia ka falenderuar Lushtakun për kontributin për klubin ndër vite si dhe kanë falenderuar atë për kontributin e pashoq sa ishte pjesë e KF Drenica, e po ashtu edhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar klubin në forma të ndryshme edhe nga jashtë klubit, pasi edhe në këtë takim ai ishte shumë konstruktiv.

Takimi mes kryesisë dhe trajnerit Tahir Lushtaku, ishte i karakterit miqësor dhe falendërues, përkundër dorëheqjës se trajnerit Tahir Lushtaku, raportet mes palëve janë shumë të mira!

Klubi njofton që nga sot është duke punuar për emërimin e një trajneri të ri.

Faleminderit nga Tahir Lushtaku,

Na prift e mbara në të ardhmen!
Kryesia e KF Drenica.