Kryeqytetit i shtohet edhe Bar’A’Bari

Prishtinës i shtohet edhe një vend ku përcjellja e ndeshjeve të çon ndjenjën e të qenurit në stadium. Është lokali Bar’A’Bar që është hapur të shtunën, dhe i cili posedon hiq më pak se 18 televizorë, të përmasave të ndryshme.

Bar’A’Bar ka 318 metra katror, ndërsa ndodhet pranë Parkut të Qytetit, përballë Restaurant Eneas. Pije alkoolike dhe jo alkoolike, ushqim pa kufi, kikirika e shumçka tjetër ua bëjnë ndeshjet edhe më të nxehta.

Pronari i lokalit, komentatori Artor Shala, paralajmëron një fundjavë të nxehtë, sidomos në El Clasico, të cilën tifozët mund ta ndjekin në Bara’Bar përmes projektorit. (Gazeta Olle)