Kryendeshja e vikendit i takon Trepçës në garën drejt Kupës Evropiane

Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, nesër zhvillon takimin e dytë me Vogoshqën e Bosnjë-Hercegovinës pas barazimit 27:27 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Skuadra mitrovicase në duelin e parë ka luajtur ndeshje të fortë dhe shumë luftarake me skuadrën nga Vogoshqa.

Pjesa e parë është dominuar nga Trepça që thuajse gjithë kohën kishte epërsi prej dy golash. Megjithatë në fund Vogoshqa shënoi për 14:13.

Në pjesën e dytë boshnjakët ishin para deri në fund. U shkëputën deri në katër gola, 24:20. Por mitrovicasit u kthyen dhe barazuan 27:27 në minutën e 59-të. Me pak fat, Trepça ka mundur të shënojë për 28:27.

Barazimi megjithatë rrit ndjeshëm motivin për ndeshjen e së dielës ku synim i mitrovicasve është kalimi në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Natyrisht, e penalizon fakti që është pajtuar që dy ndeshjet t’i luaj në udhëtim.

Deniz Terziqi ka udhëhequr Trepçën me 11 gola. Gjashtë i kishte Lulzim Shabani, ndërsa nga tri i shënuan Shpëtim Mehmeti dhe braziliani Fernandes. E gjithë skuadra e Taib Kabashit ka luftuar nga fillimi e deri në fund dhe u shpërblye me barazimin që shumë lehtë mund të ishte fitore.

Maroku do ta ndërtojë stadiumin më të madh në Afrikë

Befasitë, rezultatet dhe përballjet e ardhshme në Ligën e Parë