Kryeministri Kurti pret Pejën në takim, nuk mungojnë batutat me basketbollistët pejan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim gjatë të enjtes kampionen e Superligës së Kosovës në basketboll, Pejën.

Peja është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2022/23 në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur Trepçën me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Disa ditë pasi fituan titullin kampion, drejtuesit e klubit pejan dhe disa nga lojtarët kanë vendosur ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e tij në Qeveri.

Takimi ishte shumë i këndshëm për të dyja palët, teksa nuk munguan as batutat nga ana e kryeministrit, gjatë fotografimit me disa nga lojtarët e Pejës.

I tillë ishte momenti me basketbollistin Alban Veseli, ku pasi e bënë një fotografi ‘zyrtare’, kryeministri i kërkoi të ‘çlirohen’ pasi iu duk sikurse një fotografi me emisarin e dialogut, Miroslav Lajçak.

Ky moment shkaktoi shumë të qeshura mes të pranishmeve.

Postimi pa ndërhyrje i Albin Kurtit

Kisha kënaqësinë që sot gjatë ditës të pres në zyrën time kampionët e këtij edicioni të super-ligës së basketbollit në Kosovë, Klubin e Basketbollit Peja.

KB Peja të cilët shënuan 30 vjetorin e themelimit, kanë rrugëtim të gjatë të sukseseve në basketbollin vendor. Ishte edicioni 1992/1993 kur Peja fitoi titullin e parë të kampionit, ndërsa 2022/2023 e bën atë shtatë herë kampion të Kosovës. 

Edicioni i sivjetmë i super-ligës ka rikthyer basketbollin në vëmendjen e secilit prej nesh. Rritja e shikueshmërisë dhe mbështetjes për sportin lokal, sinjalizon drejtimin e duhur të zhvillimit të sportit në nivel shtetëror.

Basketbollistëve të skuadrës pejane u urova që në çdo garë dhe ndeshje të radhës në vend të kenë konkurrencë dhe rivalitet sportiv ashtu siç kishin sivjet me “minatorët” e Trepçës.  

Urime KB Pejës dhe shumë suksese të gjithë sportistëve të tjerë.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Besa Famgas, kampione e Kosovës për herë të dhjetë rresht

Boston Celtics marrin fitoren e dytë ndaj Miami Heat