Trajneri i skuadrës së Pejës, Boris Kurtoviq, pas disfatës nga Sigal Prishtina, pret që në ndeshjen kthyese të përmirësojnë gabimet që bënë në ndeshjen me Prishtinën për të barazuar serinë e fitoreve me kryeqytetaseit
“E kemi hapur keq serinë e finale. Prishtina i ka shfrytëzuar qendrat dhe fitoi me meritë ia uroj fitoren. Besoj se në ndeshjen e ardhshme do të përmirësohemi dhe do të tregojmë kualitetin tonë.
Ndeshja e dytë finale ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, do të zhvillohet të enjten në palestrën ‘Kargaçi’ me fillim nga ora 19:30.