Kroos zbulon formacionin e ‘ëndrrave’, mungojnë shumë super yje

Mesfushori fantastik i Real Madridit, Toni Kroos ka zbuluar formacionin e ‘ëndrrave’ me lojtarët që ka luajtur.

Gjermani e kishte të vështirë të zgjidhte, ndaj e caktoi sistemin 3-4-3, duke vendosur katër mesfushorë, pikërisht aty ku ai mund të zgjedh më së miri, shkruan Gazeta Olle.

Nuk mungojnë emra të mëdhenj, me të cilët Kroos ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Në portë, 31 vjeçari zgjodhi portierin Manuel Neuer, para emrave të tjerë.

Në mbrojtje zgjodhi treshen Castro, Ramos dhe Reinartz.

Në mesfushë vendosi tre lojtarë të Real Madridit përfshirë veten pranë Modric dhe Casemiro, derisa shtoi edhe Kimmich si mesfushor defensiv.

Ndërsa, sulmi i ëndrrave të tij përfshinë lojtarë si: Cristiano Ronaldo, Muller ose Ribery dhe në qendër Klose.

/Gazeta Olle.