Kroos tallet me gazetaren spanjolle: E dija se dikush do të më fajësonte për dështimin e Gjermanisë

Prej më shumë se një viti, Toni Kroos e ka mbyllur karrierën e tij me kombëtaren e Gjermanisë. Megjithatë, duke analizuar paraqitjen e “pancerave” në Kupën e Botës së Katarit, gazetarja Cristina Cubero theksoi se mesfushori i Real Madrid ishte një nga shkaktarët e eliminimit dhe paraqitjes zhgënjyese të gjermanëve në Katar.

Një gafë e madhe nga ana e Cuberos teksa në lidhje me këtë reagoi edhe vetë Toni Kroos në Tëitter. Lojtari i Real Madrid theksoi me ironi se e dinte shumë mirë se dikush do ta bënte me faj për paraqitjen e Gjermanisë edhe pse ai nuk ishte pjesë e skuadrës.

Nga ana tjetër, gazetarja me të kuptuar gafën, kërkoi ta korrigjonte atë duke u shprehur se në mendjen e saj kishte dashur të përmendte emrin e Thomas Muller.

Ten Hag flet për presionin që ndodhet te Man Utd

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore, vajzat e tij i qëndrojnë afër