Kroos: Ronaldo, je i çmendur!

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur për yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo, duke e vlerësuar atë maksimalisht në një prononcim për gazetën “AS”.

“Cristiano është totalisht i çmendur për futboll. Ai punon shumë çdo ditë sepse gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Vetëm ai mund të arrijë këtë çfarë po arrinë”, deklaroi Kroos. /Gazeta Olle