Kroos në Serie A?

Toni Kroos po kalon nëpër një sezon aspak të mirë te Real Madridi për shkak të marrëdhënieve jo të mira me trajnerin Rafa Benitez, andaj largimi ka trokitur.

“Fichajes.net” shkruan që Juventusi dhe Interi janë duke luftuar ashpër për shërbimet e futbollistit gjerman, i cili mund të largohet nga Madridi për shifrën e 35 milionë eurove.

Tani mbetet të shihet vullneti i “Los Blancos”, pasi që vështirë se Reali do të lejojë largimin e një mesfushori kaq kualitativ si Kroos.