Kroatët po mendojnë krijimin e Superligës së Ballkanit me dy divizione, ja cilat skuadra do të merrnin pjesë

Formimi i Superligës Evropiane ka shkaktuar një “tërmet” në botën e futbollit. 

Kjo ka ndikuar edhe te kroatët, të cilët janë frymëzuar të krijojnë ligë të re, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për Ballkan Ligën, e cila sipas tyre, do të përbëhej nga dy divizione me nga 16 skuadra.


Ndeshjet parashihen të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, dhe katër skuadrat e fundit të divizionit të parë bien poshtë, ndërsa katër skuadrat e para të divizionit të dytë ngjiten lartë.

/Gazeta Olle/